Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhet

Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhet

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka njoftuar  për identifikimin e rastit të parë të  sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubishtë të Vitisë.

Sipas njoftimit, rasti i parë i konfirmuar është identifikuar më 3 mars 2026, tek një fermer në fshatin Lubishtë, Komuna e Vitisë.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe udhëzimin administrativ përkatës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) është duke vepruar brenda afateve ligjore të përcaktuara për ndërmarrjen e masave përkatëse, përfshirë edhe procesin e asgjësimit të kafshëve të infektuara.

Sipas dispozitave ligjore, eliminimi i kafshëve të konfirmuara me këto sëmundje realizohet brenda një afati deri në 30 ditë nga data e konfirmimit. Në këtë kuadër, të gjitha veprimet institucionale janë duke u zhvilluar në përputhje të plotë me këtë afat kohor, duke garantuar menaxhim të kontrolluar dhe të sigurt të situatës”, bëhet e ditur në njoftim.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV),  u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve dhe qytetarëve që të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente dhe të raportojnë çdo dyshim për raste të ngjashme.