Futbollisti brazilian, Andrey Santos është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano – Santos pritet të huazohet te skuadra e Strasbourgit nga Ligue 1.
Santos kishte ofertë zyrtare nga Borussia Dortmundi, por Blutë e Londrës e shohin si lojtar të së ardhmes dhe nuk duan ta largojnë lojtarin.
Kështu që, mesfushori huazohet sërish te Strasbourgu, aty ku luajti një gjysmë-sezoni nga muaji janar i këtij viti.