Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, kanë qënë këtë të shtunë në Londër për të zhvilluar një takim me sulmuesin, Armando Broja.
Tekniku kuqezi dhe ndihmësit e tij kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me stafin teknik të Chelsea-t të udhëhequr nga Pochettino dhe stafi mjekësor i klubit anglez, që ka qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me stafin tonë për të informuar në lidhje me lojtarin.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se stafi teknik kuqezi është informuar për gjendjen e Brojës dhe ka dashur ta sigurojë se shëndeti i lojtarit është shumë i rëndësishëm për ta.
Ata e kanë inkurajuar Brojën që të rikthehet sa më shpejt në gjendjen e tij më të mirë dhe e kanë garantuar se do të jenë gjithmonë pranë tij për t’i dhënë mbështjen e duhur në këtë moment delikat për të.
Nga ana tjetër, stafi mjekësor i FSHF-së vazhdon të qëndrojë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët e Chelsea-t dhe klubin anglez për të monitoruar situatën e tij.
/TV Arbëria