Lajmi më i keq për Gianluca Scamaccan është konfirmuar. Pas dëmtimit të rëndë të pësuar në miqësoren parasezonale të kësaj të diele kundër Parmës, ekzaktësisht këputje e meniskut, ligamentit të kryqëzuar të përparmë, madje edhe ligamentit kolateral, sulmuesi italian do t’i i nënshtrohet një operacioni të hënën dhe pritet të jetë jashtë fushave për të paktën gjashtë muaj.
Kjo është një goditje për Scamaccan, i cili shënoi 19 gola në 44 ndeshje për skuadrën bergamaske sezonin e kaluar, duke fituar Europa League. 25-vjeçari ishte në Euro 2024 dhe tani do të humbasë Superkupën e Evropës kundër Real Madridit, si dhe të paktën fazën e grupeve të Champions League, shtojmë këtu edhe gjysmën e sezonit në Serie A
Dëmtimi i futbollistit është një lajm i keq për lojtarin, por edhe për klubin e Atalantës, që do të duhet të bëjë pa një nga lojtarët më të mirë të edicionit të shkuar.