Mesfushori i Manchester City, Rodri do të humbasë pjesën tjetër të sezonit 2024–25, pasi iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë.
“Ai u operua sot për ACL dhe menisk. Pra, sezonin e ardhshëm ai do të jetë këtu. Ky sezon ka përfunduar [për të],” tha Guardiola të Premten në një konferencë për shtyp. Rodri u zëvendësua kundër Arsenalit në minutën e 15-të pas një përplasje mes tij dhe Thomas Partey. ESPN raportoi më 23 shtator se Rodri kishte pësuar një dëmtim ACL dhe do të humbiste pjesën tjetër të sezonit.
Fituesi i Euro 2024 është padyshim një ndër mesfushoret më të mirë në botë dhe do të jetë hendikep i madh për Man City pasi nuk ka një zëvendsues ideal. Skuadra e Guardiolës nuk ka humbur ende këtë sezon vetëm duke humbur pikë vetëm në barazimin 2–2 kundër Arsenalit.Guardiola gjithashtu përmendi se Kevin De Bryune nuk do të jetë i disponueshëm për përballjen e Cityt me Newcastle United, kur u pyet për De Bryune ai tha: “Ndoshta para pushimit ndërkombëtar,”