Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”.
Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, duke u bazuar në analizat diagnostike të kryera nga vet Agjencia, shkruan IndeksOnline.
“Mostrat e marra dhe të analizuara në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë vërtetuar praninë e kësaj sëmundjeje. Menjëherë pas konfirmimit, ekipet e AUV-së, në bashkëpunim me veterinerët privatë dhe akterët e tjerë relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të sëmundjes” thuhet në njoftim.