Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt, bëri të ditur Departamenti Amerikan i Shtetit.
Në Gjermani, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut, ku do të diskutojë për Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike, bëri të ditur DASH-i.
Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë.
Vitin e kaluar, sekretari Blinken e komentoi pozitivisht rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.