Këshilli Koordinues i Shoqatave të Lëvizjes dhe Lufta jonë Çlirimtare organizon konferencë për media për protestën mbarëkombëtare kundër padrejtësisë.
Këshilli Koordinues i Shoqatave të Lëvizjes dhe Lufta jonë Çlirimtare do të mbajë një konferencë për media lidhur me protestën mbarëkombëtare që po zhvillohet në Tiranë kundër padrejtësisë.
Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet sot në orën 11:00 në selinë e Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë.
“Këshilli Koordinues i shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta jonë Çlirimtare (SHBPK, Shoqata Familjet e Dëshmorëve, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Shoqëria LËVIZJA…) mbajnë konferencë për media për protestën mbarëkombëtare në Tiranë, kundër PADREJTËSISË. (Selia e Shoqatës së ish-të Burgosurve Politikë rruga “Emin Duraku”, numër 1, Prishtinë, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.