Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Konferenca rajonale, Miftaraj: Sinjalizuesit shërbejnë kundër korrupsionit dhe për qeverisje të mirë

Konferenca rajonale, Miftaraj: Sinjalizuesit shërbejnë kundër korrupsionit dhe për qeverisje të mirë

Sot, është mbajtur Konferenca rajonale për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe reforma në drejtësi, e cila shërbeu si platformë për diskutim mbi rëndësinë e mbrojtjes së sinjalizuesve dhe forcimin e sundimit të ligjit në nëpërmjet reformave të sistemit të drejtësisë. Konferenca mblodhi pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe përfaqësues nga vende të ndryshme të rajonit.

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Eham Miftaraj, theksoi se sinjalizimi si mjet i fuqishëm cili shërben jo vetëm për ta luftuar korrupsionin por ndikon që edhe qeverisja të bëhet më e mirë, si dhe ndikimi që ka për të kthyer besimin e qytetarëve në institucionet publike.

“Të gjetur brenda institucioneve publike, zyrtarët publikë kanë informacione të shumta për keq-bërjet brenda institucioneve publike, sinjalizimi si mjet i fuqishëm për parandalimin dhe ngritjen e identitetit të institucioneve publike, na mundëson që përmes këtij mekanizimi në një farë mënyre ta luftojmë jo vetëm korrupsionin por ta bëjmë edhe qeverisjen më të mirë, duke kthyer po ashtu edhe besimin e publikut qytetarëve në institucionet publik, tha ai.

Ndërsa, Arian Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studime të Demokracisë dhe Qeverisjes në Shqipëri, përmendi gjashtë objektivat kryesore për rëndësinë e mbrojtjes së sinjalizuesve.

Ai theksoi se themelimi i këtij koalicioni ka shërbyer si një mekanizëm për të mbështetur veprimtarinë e anëtarëve.

“Është e fokusuar në gjashtë prioritete kryesore, zhvillimin dhe avokiimin për hartimin e ligjeve për mbrojtjen e sinjalizuesve ose përmirësimin e tyre, sigurimin e zbatimit të duhur të ligjeve të miratuara për sinjalizimin, rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për rolin e sinjalizimit dhe forcimin e llogaridhënies, mbështetjen dhe këshillimin e sinjalizuesve të veçantë, hartimin dhe publikimin e raportimeve të sinjalizuesve në raste të hakmarrjes së tyre. Që nga themelimi i tij koalicioni ka shërbyer si një mekanizëm për të mbështetur veprimtarinë e anëtarëve dhe për të forcuar ndikimin e tij në vendet reskpektive”, potencoi Dyrmishi.

Ndërsa Gresa Caka ish kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e vlerësoi të rëndësishëm rolin e sinjalizuesve në mbarë botën për që ka përfshirë diskutime globale e reforma të rëndësishme.

Tutje ajo theksoi proporcionalitetin e duhur që lidhet mes sigurisë dhe të drejtave që ndërlidhen me privatësi dhe luftimin e korrupsionit në institucione publike e ndërkombëtare.

“Veprimet e sinjalizuesve mbarë botën kanë rezultuar në diskutime globale e reforma të rëndësishme, përfshirë ligjore, lidhur me llogaridhënien e strukturave ushtarake e strukturave të sigurisë. Proporcionalitetin e duhur në mes sigurisë dhe të drejtave që ndërlidhen me privatësi, luftimin e korrupsionit në institucione publike e ndërkombëtare dhe rrëzimin e figurave të fuqishme publike e politike duke ridemizjonuiar si pasojë raporti në mes të fuqisë së pushtetit dhe detyrimit të llogaridhënies. Fatkeqësisht shumë nga këta individ jo vetëm që vazhdojnë të trajtohen si figura kontroversë, ndonjëherë si heronj e ndonjëherë të linçuar si tradhtarë, por shpesh kanë humbur vende të punës, mirëqenien ekonomike, kanë gjetur strehim në shtete të tjera, kanë kaluar vite të tëra procedurash gjyqësore dhe janë dënuar edhe me burgim”, tha ajo.

Në këtë konferencë e cila u mbajt në Prishtinë, u theksa roli kyç të sinjalizuesve në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e transparencës në rajon. Ajo shërbeu si platformë e rëndësishme për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe nxitje të reformave të qëndrueshme në drejtësi, raporton KosovaPress.

Gjatë dy ditëve të saj, pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira në fushën e mbrojtjes së sinjalizuesve, si dhe diskutuan sfidat dhe mundësitë për reforma të qëndrueshme në drejtës