Kosova, një mbështetje të madhe ndër vite e siguroi nga Amerika, për qytetarët e vendit lavdet janë të përhershme ndaj miqve amerikan.
Por, sot kur Qeveria e Kosovës e udhëhqeur nga Albin Kurti është në përfundim të mandatit nuk po kritikohet rrallë për mënyrën e komunimit me SHBA-në.
Televizioni Arbëria ka intervistuar deputetin e zëahëm të Kuvendit të Kosovës mga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtakun.
Sipas Lushtakut, kultivimi i raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara ka rëndesi jetike për shtetin tonë.
“Kosova duhet te jete mirenjohse ndaj ShBA, per lirine qe e gezojme, pavaresine dhe shtetndertimin”, ka thënë ai për Televizionin Arbëria.
Sipas deputetit të PDK-së, moskomunikimi ose prishja e raporteve me SHBA-në nënkupton rrezikun potencial që të mbetemi pa aleatin kryesor. Kurse siq vlerëson ai, pa ta është i vështirë përparimi i vendit.
I njëjti ka kritikuar Qeverinë për strategjinë e komunikimit me SHBA-në. Ai tha se këta persona që udhëheqin vendin kur ishin në opozitë ishin mashtrues dhe të dëmshëm.
“Çka tjetër mund të pritet nga kjo qeveri, këta kanë qenë të dëmshëm e mashtrues në opozit, sot janë të dëmshëm sa janë në qeveri si për diplomaci si për ekonomi, thjesht prej tyre dobi nuk pritet”, tha për fund Lushtaku për Televizionin Arbëria. /TVARBËRIA