Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Komuna e Zveçanit shpall “qytetar nderi” Veton Elshanin

Komuna e Zveçanit shpall “qytetar nderi” Veton Elshanin

Kuvendi Komunal i Zveçanit ka shpallur Veton Elshanin, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, “Qytetar Nderi” i Komunës së Zveçanit,

Siç thuhet në një njoftim, deri te ky vendim ka ardhur për shkak të “kontributit të jashtëzakonshëm të Elshanit në forcimin e rendit, sigurisë dhe bashkëpunimit instituciona”l.

“Unë si kryetar i komunës së Zveçanit kam marrë iniciativ për ndarjen e titullit ,, Isa Boletini” për të shpall “Qytetar Nderi” zotri Veton ELSHANI zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, “Për rolin dhe kontributin e pashoq për krijimin e nje ambienti të sigurt për gjithë qytetarët e komunës së Zveçanit dhe më gjerë”, andaj kjo  iniciativë u miratua  nga Kuvendi i Komunës me datë 18.07.2025”, ka thënë kryetari i komunës, Ilir Peci.