Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sipas rregullores bazike në fuqi, orari i punës së barnatoreve në Prishtinë do fillojë në ora 07:00 dhe mbaron në ora 22:00 përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare.
Sipas njoftimit, kujdestaria e barnatoreve fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë.
“Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim e aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse. Drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar të trajtoj secilën kërkesë të arsyeshme dhe të kontribuojë që jeta e qytetarëve, mbi të gjitha shëndeti i tyre të jetë parësor në secilin rast”, thuhet në njoftim.
Kuvendi Komunal i Prishtinës gjatë kësaj jave ka vendosur që orari i ri i barnatoreve të jetë nga ora 07:00 deri 22:00.
/TV Arbëria