Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Komuna e Prishtinës gjobit “Ujësjellësin” për dëmtime në rrugë

Komuna e Prishtinës gjobit “Ujësjellësin” për dëmtime në rrugë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka gjobitur ndërmarrjen “Ujësjellësi” për ndërhyrje të paautorizuara në infrastrukturën rrugore të kryeqytetit.

Sipas kryetarit Përparim Rama, këto ndërhyrje kanë lënë rrugët në gjendje të dëmtuar dhe të pasigurt për qytetarët.

Ai ka theksuar se çdo punim duhet të njoftohet paraprakisht në komunë, në mënyrë që të sigurohet rikthimi i gjendjes së rrugëve pas përfundimit të punimeve.

Komuna ka bërë të ditur se pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme, shkeljet kanë vazhduar, duke detyruar Inspeksionin të shqiptojë gjoba në dy raste të ndara.