Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Komuna e Prishtinës bën apel për kujdes, paralajmërohen erëra të forta: Shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta e pemëve

Komuna e Prishtinës bën apel për kujdes, paralajmërohen erëra të forta: Shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta e pemëve

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të të kenë kujdes gjatë ditës së sotme pasi parashikohet të këtë erëra të forta.

Sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

“Për sigurinë tuaj, ju lutemi:

Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme.

Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura.

Të bëni kujdes gjatë qarkullimit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin! Qëndroni të sigurt!”, thuhet në njoftim.