Përgatiti: Afrim Kasolli
Fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndonëse zyrtarisht ende nuk ka filluar, megjithatë adrenalina politike po intensifikohet dita ditës. Zakonisht në një atmosferë të tillë të elektrizuar, kandidatet për kryetar komune si dhe subjektet politike që ndodhen në këtë garë, nuk i kursejnë premtimet, zotimet si madje edhe nuk ngurojnë ta përdorin një retorikë gati mesianike, se po u legjitimuan ata nga qytetarët, do të jenë çelësi magjik për çdo telashe dhe problem që e kanë qytetet përkatëse.
Mirëpo, mënyra se si ata që deri më tani janë sjellur në raport me detyrimet e tyre publike asgjë nuk e pasqyron më mirë së raportet zyrtare të auditimit të hartuara çdo vjet për secilën komunë, nga Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë.
Duke qenë se Prishtina është qyteti më i rëndësishëm në Kosovë, pasi është kryeqytet i shtetit si dhe e veçon një dinamike më e madhe ekonomike, atëherë mbase është e udhës që të fillohet nga parregullsitë qe e kanë karakterizuar këtë komunë vetëm gjatë vitit 2024, pa hyrë në vitet paraprake.
Kështu Zyra Kombëtare të Auditmit ka konstatuar se ekzistojnë një mori e gabimeve të “qëllimshme apo paqëllimshme” vetëm për këtë periudhë kohorë në këtë drejtim.
“A2 Janë vërejtur parregullsi në menaxhimin e subvencioneve për kopshtin publiko privat
A3 Komuna në tri raste nuk kishte lidhur kontratën ne bazë të procedurave adekuate të prokurimit
A4 Në një (1) rast, Komuna kishte hyrë ne obligime kontraktuale pa mbulesë të mjaftueshme buxhetore në shumën prej 1.398.946(E)
A5 Në dy (2) raste, lejet e ndërtimit janë lëshuar pas fillimit të procedurave të prokurimit dhe pas nënshkrimit të kontratave
A6 Vlera prej 5.200.000E është paguar në formë të paradhënies në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit publik dhe Ligjin e Buxhetit
A7Komua kishte lidhur kontratë të re në vlerë prej 1.200.000E për shërbime të projektimit pavarësisht ekzistencës
A8 Në tri(3) raste kemi hasur dobësi gjatë menaxhimit të kontratave në shtëpi
B4 Në 31 raste të pagesave në vlerë prej 4.328,097E nuk ishin respektuar hapat e përcaktuar për procedimin e pagesave, pasi që urdhërblerjet ishin procesuar pas pranimit të faturës dhe në 27 pagesa n vlerë 3.172.852E zotime ishin hartuar dhe nënshkruar pas pranimit të faturës.
B5 në tri(3) procedura të prokurimit, operatorët ekonomik të përzgjedhur si fitues ishin të papërgjeshëm
B6Në 17 pagesa të investimeve kapitale, në vlerë prej 3.400.807 janë bërë ndryshimet në shumat e ndara buxhetore të projekteve kapitale pa aprovim të Kuvendit Komunal
B7 në nëntë(9) kontrata kishte vonesa në realizmin e punimeve
B8 Në dhjetë (10) kontrata për punë, ka pasur rritje të sasive në pozicione, pa marrë aprovimet e duhura,
B9 në tri(3) kontrata publike kornizë me çmime për njësi, vlera, e shpenzuar e një kategorie të caktuar ka tejkaluar vlerën e lejuar për shpenzim sipas peshimit.
B10 në 12 pagesa me vlerë të përgjithshme prej 1.143.191E kemi vërejtur se faturat ishin vonuar për pagesë, përtej afatit prej 30 ditësh.
B11 Komuna ka ndarë subvencion për një (1) OJQ në fushën e sportit në vlerë prej 50.000E, pa shpallur thirrje publike dhe pa lidhur marrëveshje me përfituesin”. (Zyra e Auditimit të Kosovës, faqe 5)
Ndërkohë, sipas të njëjti burim, “Ndërtimi i ishullit urban në Arbëri” me vlerë të kontraktuar prej 6.589.459E si dhe “Ndërtimi i thertores publike” prej 2.877.777E aktualisht janë ne procedurë hetimore nga organet e drejtësisë.
Në këtë kontekst, sipas pasqyrave financiare të sipër cekura, ekzistojnë të dhëna se Komuna e Prishtinës nën drejtimin e Përparim Rames vetëm gjatë vitit 2024 janë përdorur në kundërshtim më rregullat, standardet dhe procedurat ligjore deri 74.156.147E. Ku për disa prej tyre janë duke u hetuar e disa jo, nga organet e drejtësisë.