Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Komuna e Malishevës pjesë e programit të USAID-it “Buxhetimi me pjesëmarrje”, Kastrati: Ky proces siguron që zëri i gjdo qytetari të dëgjohet

Komuna e Malishevës pjesë e programit të USAID-it “Buxhetimi me pjesëmarrje”, Kastrati: Ky proces siguron që zëri i gjdo qytetari të dëgjohet

Komuna e Malishevës po bëhet pjesë e buxhetimit me pjesëmarrje, proces i përkrahur nga Aktiviteti i USAID Kontrata Sociale, i cili u mundëson qytetarëve të kenë një rol aktiv në krijimin e buxhetit të komunës duke propuzuar projektet e tyre për lagjet dhe fshatrat e tyre.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati thekson se kjo është një mundësi për të kontribuar në vendimmarrjen e komunës, mbi mënyren se si të shpenzohen fondet publike dhe cilat projekte të prioritizohen.

Kryetari i kësaj komune po ashtu shton se ky proces siguron që zëri i gjdo qytetari të dëgjohet, duke dhënë idetë idetë dhe propozime.

Kastrati njofton se takimi i parë do të mbahet së shpejti ku dhe do të diskutohet për propozim projektet e qytetarëve.

Tutje ai shton se në takimin e dytë i cili do të mbahet një javë pas takimit të parë qytetarët do të kenë mundësin të votojnë për projektin  më të mirë i cili projekt do të kalojë në planifikimit e buxhetit për vitin 2025.

Kryetari i Malishevë fton qytetarët të bëhen pjesë e procesit ku dhe beson se ky proces do të sjellë ndryshime pozitive dhe do të ndimojë në ndërtimin e një komune më të fortë dhe më të bashkuar.

Kastrati falënderon përfaqësusesit e USAID-it për angazhimin dhe përkushtimin për përmisimin e cilësis sëjetës në komunën e Mlishevës./ArbëriaTv/

Powered by WordPress