Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Komuna e Malishevës njofton se Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë maturi dhe përgjegjësi gjatë festimeve të fundvitit

Komuna e Malishevës njofton se Policia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë maturi dhe përgjegjësi gjatë festimeve të fundvitit

Gjatë ditëve të festave të fundvitit, policia u bën thirrje qytetarëve të komunës së Malishevës që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi gjatë festimeve të fund vitit, duke respektuar ligjet dhe rregullat në fuqi për të garantuar sigurinë publike, shkruan TV Arbëria.

 

Madje, komuna ka publikuar disa pika të masave të cilat duhet të ndjeken nga qytetarët e kësaj komune, duke apeluar për shmangien e përdorimit të fishekzjarrëve të rrezikshme, duke u siguruar që ato të mos përdoren në vende të frekuentuara nga njerëzit, veçanërisht në vendet ku janë prezent fëmijët dhe gratë.

 

Njoftimi i plotë:

Policia u bën thirrje qytetarëve të komunës së Malishevës që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi gjatë festimeve të fund vitit, duke respektuar ligjet dhe rregullat në fuqi për të garantuar sigurinë publike.

– Policia apelon për shmangien e përdorimit të fishekzjarrëve të rrezikshme, duke u siguruar që ato të mos përdoren në vende të frekuentuara nga njerëzit, veçanërisht në vendet ku janë prezent fëmijët dhe gratë. Përdorimi i fishekzjarrëve duhet të jetë nën mbikëqyrjen e të rriturve dhe të kufizohet vetëm në kohën e ndërrimit të viteve.

– Përdorimi i armëve të zjarrit gjatë festimeve është rreptësishtë i ndaluar. Policia do të monitorojë situatën dhe në çdo rast, personat që përdorin armë zjarri do të arrestohen menjëherë.

– Policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të mos ngasin mjetet nën ndikimin e alkoolit, pasi kjo mund të rrezikojë si jetën e tyre, ashtu edhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

– Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes për pronat e tyre personale, si telefonat, çantat dhe sendet e tjera, sidomos kur janë larg automjeteve të tyre.

Qytetarët inkurajohen të bashkëpunojnë me autoritetet, duke raportuar çdo rast që mund të përbëjë rrezik për sigurinë publike. Festat e fund vitit janë një periudhë për gëzim dhe paqe, dhe kujdesi i shtuar kontribuon për krijimin e një atmosfere të sigurt për të gjithë.