Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Komuna e Malishevës do të ndërtojë dhjetë shtëpi për familjet skamnore

Komuna e Malishevës do të ndërtojë dhjetë shtëpi për familjet skamnore

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, përmes një postimi në  facebook ka njoftuar se sot ka nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity”, për ndërtimin dhe mobilimin e shtëpive për 10 familje të Komunës së Malishevës që jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale.
”Jam mese i lumtur, që pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, sot kam nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit me organizatën “Qatar Charity”, e përfaqësuar nga drejtori i saj, z. Esam Dabab, për ndërtimin dhe mobilimin e shtëpive për 10 familje të Komunës së Malishevës që jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale. U jemi tejet mirënjohës drejtuesve të kësaj organizate për bashkëpunimin e deritanishëm në projekte të rëndësishme, që për mision kanë përkrahjen e familjeve në nevojë, me theks të veçantë për Memorandumin që sot kemi nënshkruar, për ndërtimin e këtyre shtëpive, e që financohen nga “Qatar Charity dhe Komuna e Malishevës” ka shkruar ai. /TV Arbëria