Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Komuna e Leposaviqit lidh ujdi, merret vesh me punëtorët e arsimit

Komuna e Leposaviqit lidh ujdi, merret vesh me punëtorët e arsimit

Komuna e Leposaviqit përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me përfaqësuesit juridik të punëtorëve të arsimit në këtë komunë

Në njoftimin e komunës thuhet se herë të parë punëtorët e arsimit do t’i realizojnë të drejtat e tyre që rrjedhin nga kontratat kolektive të arsimit në Kosovë.

“Dje me datën 05.01.2024 në hapësirat e Komunës së Leposaviqit, është arritur marrëveshja mes Komunës së Leposaviqit, e përfaqësuar nga kryetari i kësaj komune z.Lulzim Hetemi dhe përfaqësuesve juridik të punëtorëve të arsimit në këtë komunë, avokat Avdi Ademi, avokat Uvjes Gashi dhe avokat Bajram Halimi nga Mitrovica, me ndërmjetësuesin Bekim Ismaili, ku për herë të parë punëtorët e arsimit do t’i realizojnë të drejtat e tyre që rrjedhin nga kontratat kolektive të arsimit në Republikën e Kosovës, njëherit duke falënderuar Gjykatën Themelore Mitrovicë, për mundësinë e dhënë”, thuhet tutje në njoftim.

/TV Arbëria

Themes by WordPress