Komuna e Istogut nga sot do të ndajë nga 150 euro për çdo nënë lehonë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ilir Ferati.
“Nga sot, më 1 Gusht, çdo Nënë lehonë në Istog përfiton 150€ mbështetje financiare pas lindjes së fëmijës 🤱— si shenjë mirënjohjeje për dashurinë dhe harenë që i sjellin vendit tonë.
Për familjen. Për jetën. Për të ardhmen.”, ka shkruar Ferati në Facebook.