Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Kompletohet faza e gjysmëfinales së Ligës së Evropës

Kompletohet faza e gjysmëfinales së Ligës së Evropës

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e fazës së çerekfinales së Ligës së Evropës, ku pas penalltive Marseille e ka eliminuar skuadrën e Benficas, për ta kompletuar fazën e gjysmëfinales së kësaj gare.

Marseille e mposhti sot Benfican 1:0, por që ndeshja e parë e zhvilluar në Portugali përfundoi 1:0 në favor të Benficas, bëri që ndeshja të shkoj në vazhdime.

Në vazhdime nuk kishte gol, kështu që ndeshja vazhdoi në penallti, ku më e mirë u tregua Marseille duke e mposhtur Benfican 4:2.

Marseille tani i bashkohet Bayer Leverkusenit, Atalantas dhe Romës në gjysmëfinale të kësaj gare.

Ndërkaq, çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.

Marseille – Atalanta

Roma – Bayer Leverkusen