Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kompania ISP Broadcast lanson revolucion teknologjik në fushën e internetit, lajmin e konfirmon pronari Qëndrim Kryeziu

Kompania ISP Broadcast lanson revolucion teknologjik në fushën e internetit, lajmin e konfirmon pronari Qëndrim Kryeziu

Drejtori i Kompanisë së njohur në ISP Broadcat, zotëri Qëndrim Kryeziu, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarin Rid Berisha dhe analistin Afrim Kasolli, papritmas informohet nga stafi i tij për një investim revolucionar teknologjik e në fushën e ofrimit dhe shpërndarjes së internetit në Republikën e Kosovës.

Kështu duke filluar nga sot, kompania në fjalë, do ta lanësojë në përdorim, sistemin XGS PON.

Kjo risi po vjen për herë të parë në Kosovë e po ashtu edhe në Evropë.

“Më njoftuan punëtorët që kryeinxhinieri, zoti Labinot Morina dhe Egzon Shala, së bashku me inxhinierin tjetër të rrjetit optik, Ilir Krasniqi sepse sapo kanë lëshuar sistemin më të ri të internetit XG PON pasi paisjet na kanë ardh pak ditë më parë, sapo më njoftuan se e kanë lëshur në funksion këtu në Prishtinë sot, Labi i njohur me pseudonimin arusha dhe Egzoni së bashku me Jetlirin kanë arritur ta përfundojnë sistemin më të ri të internetit XG PON të cilin e kemi paralajmëruar edhe dy ditë më hërët, si një nga arritjet më të reja të teknologjisë sot e kanë lëshuar. Nuk e ka askush në kosovë dhe as në Evropë, ka qenë në faza testuese jemi të parët që kemi arritë ta lëshojmë sot. Diçka e veçantë sepse kam dhënë një premtim që do të arrijmë ta realizojmë para vitit të ri dhe në vit të ri do të hyjmë me sistemin e ri të internetit”, kështu tha Qëndrim Kryeziu. /TV Arbëria

Video: