Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Komisioni për rezervat shtetërore diskuton për ekspertët e buxhetin

Komisioni për rezervat shtetërore diskuton për ekspertët e buxhetin

Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore ka diskutuar në lidhje me buxhetin dhe angazhimin e ekspertëve.

Për pretendimet se ka pasur keqpërdorime e abuzime me rezervat shtetërore, pritet që të angazhohen tre ekspertë.

Ndërkaq, për buxhetin u tha se do të definohet mbledhjen e ardhshme të komisionit.

Fillimisht është diskutuar sa i përket nënshkrimit të një deklarate nën betim për mos shpërndarjen e dokumenteve që mund të sillen pranë komisionit hetimor.

Kryetari i këtij komisioni, Rashit Qalaj tha se ende nuk posedojnë asnjë dokument, për çka presin në të ardhmen që t’i sigurojnë nga institucionet e Kosovës.

Tutje, komisioni ka diskutuar edhe sa i përket buxhetit dhe angazhimin e ekspertëve.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se angazhimi i anëtarëve të komisionit nuk mund të kompensohet më shumë se në dy komisione.

Ndërkaq, deputeti i LVV-së, Halil Thaçi tha se ekspertët e angazhuar duhet të jenë në tri fusha.

Me këtë është pajtuar edhe kryetari i komisionit, Rashit Qalaj, por jo edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

 

 

Themes by WordPress