Anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë janë takuar mëngjesin e sotëm (enjte) me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Mediat janë lejuar që të marrin vetëm pamje në fillim të këtij takimi, ndërsa është bërë e ditur që nuk do të ketë deklarime për media.
Takimet e këtij komisioni parlamentar me ambasadorë të akredituar në vendin tonë janë të zakonshme.
/TV Arbëria