Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Komisioni Hetimor interviston ish-ministren e Arsimit, nuk u përgjigjet deputetëve të pushtetit

Komisioni Hetimor interviston ish-ministren e Arsimit, nuk u përgjigjet deputetëve të pushtetit

Përkundër mungesës së kryesuesit dhe zëvendëskryesuesit, Komisioni Hetimor për tekstet shkollore është duke vazhduar mbledhjen.

Anëtarët e komisionit nga mazhoranca caktuan deputeten Arjeta Fejza kryesuese të mbledhjes së sotme, mirëpo kjo u konsiderua joligjore dhe në shpërputhje me Rregulloren e Kuvendit nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila kishte ardhur të intervistohet në cilësinë e ish-ministres së Arsimit.

Ajo ka thënë se nuk mund t’iu përgjigjet pyetjeve të deputetëve të pushtetit pasi bëhen pjesë e shkeljes ligjore, transmeton KP.

Sipas saj, kryesuesin dhe zëvendëskryesuesin e cakton vetëm seanca plenare dhe jo komisioni.

Pavarësisht kësaj, deputetët nga mazhoranca insistuan se veprimi i tyre është në përputhje me ligjin për hetim parlamentar.

Aktualisht është duke u intervistuar ish-ministri i Arsimit, Ramë Likaj.