Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Komercialja “godet” Artmotion, vendos përfundimisht për kanalet “ArenaSport”

Komercialja “godet” Artmotion, vendos përfundimisht për kanalet “ArenaSport”

Kanalet televizive “ArenaSport” nuk do të transmetohen në operatorët kabllorë në Kosovë, ka vendosur sot shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale. Kanalet televizive të sportit ishin transmetuar përmes tri platformave televizive, por ishin ndaluar pas tre muaj më parë me vendim të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Edhe Dhoma e Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale në nëntor të vitit të kaluar vendosi kundër ankesës së operatorit të shpërndarjes Artmotion, e cila kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të KPM-së.

Të mërkurën, aktvendimi i shkallës së parë është vërtetuar edhe nga Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale.

Vendimi është marrë nga kolegji i përbërë nga gjyqtarët Dren

Rugova – kryetar i kolegjit dhe anëtarët Krenar Berisha dhe Ramush Bardiqi.

Dhomat e Shkallës së Dytë të Komerciales këtë ankesë e kanë gjetur të pabazuar dhe vendimin e shkallës së parë e kanë vërtetuar.

Me këtë vendim shkalla e dytë e Komerciales ka shtjelluar se e konsideron të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e shkallës së parë.

Tutje në këtë aktvendim thuhet se përmbajtja e programeve në fjalë përbën cenim për integritetin territorial të Kosovës përmes promovimit të veprave terroriste.

Ndalimi i transmetimit të kanaleve televizive ArenaSport ishte marrë pas transmetimit të mesazheve me mbishkrimin “Do t’i kujtojmë” dhe “Lavdi heronjëve” të dedikuara për terroristët e vrarë gjatë sulmit terrorist në fshatin Banjskë.