Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Komentet e Grenell, Osmani sot mban konferencën për media

Komentet e Grenell, Osmani sot mban konferencën për media

Presidentja Vjosa Osmani sot do të mbajë nga ora 16:30 konferencën e paralajmëruar për media.

Konferenca e Osmanit vjen pas komenteve të Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, i cili e ka kritikuar të dielën Osmanin, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X.

Në disa deklarime së fundit, Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre.