Si Hamësi ashtu edhe Izraeli kanë kryer krime lufte në muajin e fundit, ka pohuar Volker Türk, Komisionar i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat njerëzore. Këto komente të këtij zyrtari janë bërë në një kohë mijëra palestinezë janë duke u zhvendosur nga jugu i rripit të Gazës, derisa shteti i Izraelit e ka intensifikuar fushatën e tij ushtarake kundër grupit militant politik, raporton CNN
“Krimet e shkaktuara nga grupet e armatosura të Palestinës me 7 tetor ishin rrëqethëse, brutale dhe tmerruese, ato ishin krime lufte, ashtu sikur se është vazhdimi i mbajtjes pengjeve” pohon zyrtari në fjalë. Mirëpo, ndëshkimi kolektiv nga Izraeli i civilëve palestinezë, po ashtu mund të konsiderohet si krim lufte sikur se detyrimi i dhunshëm i evakuimit të civilëve” përfundoi, V.Türk
Shteti i Izraelit i ka shpallur luftë Hamasit me 7 tetor, pasi militantët e këtij grupi vranë mbi 1400 qytetarë brenda territorit të këtij shteti dhe rrëmbyen rreth 240 të tjerë.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit në mënyrë të vazhdueshme u kanë bërë thirrje civilëve që të largohen në drejtim të pjesës tjetër jugore te rripit, me qëllim që t’i shmangin luftimet, duke hapur edhe korridore ditore me qëllim evakuimin e popullsisë, deri sa i kanë intensifikuar sulmet mbi Hamasin në qytetin e Gazës, duke pohuar se do të vazhdojnë ta godasin këtë organizatë me të gjitha mjetet e nevojshme dhe të domosdoshme
/TV Arbëria