Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Komandanti i UÇK-së, Azem Syla, e viziton babain e Thaçit në spital

Komandanti i UÇK-së, Azem Syla, e viziton babain e Thaçit në spital

Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Azem Syla, gjate ditës së sotme e ka vizituar babain e ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin, i cili gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive te QKUK-së në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Azem Syla, i ka uruar atij shërim sa me të shpejt dhe shëndet të plotë!

Po ashtu, Komandanti i UÇK-së, i ka uruar nga zemra Babës Haxhi, që shumë shpejt ta pres te kthehet edhe djalin e tij në Kosovë, së bashku me shokët e tjerë, si triumfatore dhe fitimtarë nga beteja historike që janë duke e zhvilluar në Gjykatën e Hagës, në mbrojtje të luftës së pastër dhe të drejtë të Ushtrisë sonë Çlirimtare, ashtu siç e kanë fituar deri më tani çdo betejë tjetër! /TVArbëria