Në vazhdën e bllokimit të veriut të Republikës së Kosovës nga ana e kriminelëve serbë me barrikada, sot komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Musch do të shkojë në Beograd për ta takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Takimi është caktuar për në orën 10:00 në ndërtesën e sekretariatit të presidencës serbe, ka kumtuar shërbimi për media i Vuçiqit.
Musnch në një intervistë për agjencisë serbe të lajmeve Tanjug ka deklaruar se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës dhe është i gatshëm të sigurojë liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë.
Ai u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë në mënyrë konstruktive, për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. /TV Arbëria