Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin zviceran: Theksohet bashkëpunimi për paqe dhe stabilitet në Kosovë

Komandanti i KFOR-it pret ambasadorin zviceran: Theksohet bashkëpunimi për paqe dhe stabilitet në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Jürg Sprecher, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, në Prishtinë.

Gjatë takimit, dy zyrtarët diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë, rolin e KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj misionit paqeruajtës.

Vizita e ambasadorit Sprecher nënvizoi bashkëpunimin e fortë ndërmjet KFOR-it dhe vendeve partnere në avancimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Gjeneralmajor Ulutaş shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin dhe kontributin e Zvicrës në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, me qëllim sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.

Misioni punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si pjesë e zinxhirit të reaguesve të sigurisë.