Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, sot është takuar me shefin e EULEX-it, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano.
Takimi është mbajtur në shtabin e KFOR-it, në “Camp Film City” në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.
Sipas njofttimit zyrtar të KFOR-it, Barduani dhe Barbano përsëritën përkushtimin e tyre të përbashkët, si reagues i dytë dhe i tretë i sigurisë së Kosovës, dhe mbështetjen e tyre për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si një faktor kyç për sfidat e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
“Vizita e sotme ishte pjesë e shkëmbimeve të rregullta të komandantit të KFOR-it me homologët e tij kryesorë, në Kosovë dhe në mbarë rajonin.