Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Kolumbia e kap kosovarin Arian Lluka, ministri atje: Kosova e kërkon për vrasje, ka përdorur edhe identitet serb

Kolumbia e kap kosovarin Arian Lluka, ministri atje: Kosova e kërkon për vrasje, ka përdorur edhe identitet serb

Ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë, Pedro Arnuflo Sanchez, ka njoftuar se autoritetet e Kolumbisë e kanë kapur në Aeroportin Ndërkombëtar të El-Dorados, shtetasin kosovar, Arian Lluka, i cili ka qenë duke u kërkuar nga Kosova për vrasje të rëndë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Ministri kolumbian ka thënë se Lluka mes viteve 2023 dhe 2026 ka lëvizur nëpër vende të ndryshme me dokumentacion të rremë dhe një identitet të dytë serb.