Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kolonat pas aksidentit në Veternik, Komuna e Prishtinës: Rruga do të hapet brenda 30 minutave

Kolonat pas aksidentit në Veternik, Komuna e Prishtinës: Rruga do të hapet brenda 30 minutave

Komuna e Prishtinës ka dalë me një reagim lidhur me kolonat e krijuara në kryeqytet pas aksidentit që ndodhi në Veternik.

Nga Komuna kanë thënë se rruga do të hapet brenda 30 minutave, shkruan Reporteri.net.

“Ju njoftojmë se kolonat e krijuara sot në disa pjesë të kryeqytetit janë rezultat i një aksidenti në Veternik, ku një kamion është përplasur me 11 vetura. Ekipet përkatëse, në krye me policinë e vendit, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për të liruar rrugën sa më shpejt që të jetë e mundur. Ekipet nga terreni njoftojnë që rruga do të hapet brenda 30 minutave. Ju lutemi të keni durim dhe të shmangni këtë zonë për momentin, përdorni rrugë alternative, për të lehtësuar qarkullimin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, nga aksidenti në Veternik kanë mbetur të lënduar 11 persona. Në aksident u përfshinë një kamion dhe 11 automjete.