Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kolgeci: Gjendja e policit Alban Rashiti është stabile

Kolgeci: Gjendja e policit Alban Rashiti është stabile

Gjendja e policit të plagosur në veri, Alban Rashiti është stabile dhe i njëjti gjatë ditës do të lirohet për në shtëpi.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Kirurgjisë Torakale, njëherësh edhe doktori i cili e pranoi në spital, Nazmi Kolgeci.

Sipas tij, pacienti është operuar dhe ka marrë trajtimet e nevojshme në Klinikën e Kirurgjisë, në QKUK.

“Për fat të mirë gjendja është e mirë dhe ne për pak presim ta lirojmë prej spitalit. Dje unë kam qenë në kujdestari dhe e kam pranuar policin, i cili ka ardh me lëndime me armë zjarri, në regjionin e krahun e majtë dhe regjionin e toraksit të majtë”.

“Pas pranimit e kemi bërë edhe intervenimin kirurgjik, ku është bërë heqja e predhës metalike që ka qenë në anën e majtë të gjoksit”.

“Trajtimi kryesor është trajtimi kirurgjik, pastaj është bërë trajtimi me medikamentozë që është akoma duke vazhduar deri tash kur po flasim”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress