Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Koleksionuesi i pamjeve të luftës, Esat Shala tregon se si u kërcënua nga Serbia

Koleksionuesi i pamjeve të luftës, Esat Shala tregon se si u kërcënua nga Serbia

Koleksionisti i pamjeve dhe video-kasetave që dëshmojnë krimet serbe të luftës kundër popullatës shqiptare, Esat Shala është kërcënuar nga shteti Serb. Kështu ka thënë Shala në një prononcim për Insajderin. Sipas tij, Vuçiq ka bërë plan për vrasjen e tij, shkruan Insajderi.

Shala thotë se Vuciq dëgjohet duke thënë se “Esat Shala po na pengon” që sipas tij, “ata po e kërkojnë kokën time”, deklaroi Shala për Insajderin.

Këtu është deklarat e Vuciq:

Për këtë kërcënim, ka reaguar edhe Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi. Përmes një shkrimi në Facebook, Qeriqi ka thënë se puna e Shalës është duke iu penguar organeve të sigurimit serb dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.

Shkrimi i plotë i Qeriqit:

 

 

Esat Shala, i cili është vëllau i Dëshmorës të kombit, Luljeta Shala, qenka kërcënuar hapur nga organet e sigurimi shtetëror të serbisë.

Esati qe disa vite është duke punuar maksimalisht për dokumentimin e krimeve serbe të kryera në Kosovë gjatë periudhës të luftës të vitit 1998-99. Esati po bënë një punë vullnetare që ti publikoj të gjitha krimet, torturat dhe masakrat të cilat i ka kryer aparati shtetëror i serbisë. E kjo po shihet se është duke ju penguar organeve të sigurimit serb dhe presidentit të këtij vendi. Andaj paskan filluar që të mobilizohen për ta penguar punën e jashtzakonshme të Esatit, duke mos përjashtuar edhe eliminimin e tij. Ata paskan përgaditur edhe skica dhe lokacione ku në mesin e kësaj skice shihet edhe emri i Esatit.

 

 

Andaj ne e kemi obligim të gjithë, e në veqanti Organet e Sigurisë të Kosovës ti ofrojn njē siguri më të madhe, Esat Shalës.

Esati, ka nevoj që ta mbrojmë të gjithë, dhe ta mbështesim në rrugëtimin e tij të drejtë.

Mbështetja dhe ofrimi i sigurisë për, Esatin, është shumë e rëndësishme për ne dhe për vendin tonë.