Tani është një ndër bashkëpunëtoret më të mëdha të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, por dikur Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kritikonte me të madhe VV-në.
Madje kjo mund të vërtetohet edhe nga një status në Facebook, në qershor të vitit 2017, shkruan Periskopi.
Gërvalla në këtë postim lobonte që shqiptarët në Gjermani të mos e votojnë partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”.
Sipas saj, ata ishin miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar.
“VV të gjitha sfidat në Kosovë i paska kry e tash po na tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në Gjermani.Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë “Die Linke”. Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar.”- shkruante dikur Gërvalla.