Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Koha kur Albin Kurti krenohej me raportin e Transparency International

Koha kur Albin Kurti krenohej me raportin e Transparency International

Jo më larg se me 16 dhjetor të vitit të kaluar në mbledhjen e LIII e Këshilli të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para anëtarëve të këtij trupi politik të partisë së tij, si dëshmi të suksesit të qeverisë së tij nuk kishte nguruar ta veçonte edhe raportin e vitit paraprak Transparency International.

Për të parin të Qeverisë dhe kyetarin të Lëvizjes Vetëvendosje, “Progresi i shtetit të Kosovës në fushën e drejtësisë është konfirmuar edhe nga vëzhgues të pavarur ndërkombëtarë”.

Ndër të tjera ai kishte pohuar se “Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për Demokraci Elektorale sipas V-Dem Institute, si dhe të parët në Ballkanin Perëndimor, të dytët në Evropë dhe të tretët në botë për përmirësim në të drejtat politike dhe liritë civile sipas ‘Freedom House’.

Por më kryesorja gjatë mandatit të tij qeverisës shteti ynë është “përmirësuar për 20 vende në Indeksin e Luftimit të Korrupsionit të Transparency International”.

Por është pikërisht kjo organizatë që në raportin e publikuar sot konstaton se Kosova në këtë vit nuk ka shënuar asnjë progres sa i përket reformave në drejtësi.

Për më tepër Transparency International pohon se “S’ka gatishmëri politike në Kosovë për të hequr dorë prej ndërhyrjeve në gjyqësor”.

Madje për me keq “ndërhyrja e vazhdueshme e Qeverisë në çështjet e gjyqësorit, e ilustruar me shkarkim të shefit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, bashkë me ndërhyrjen e deputetëve të shumicës në hetimin parlamentar për një rast të madh të korrupsionit, sugjerojnë se nuk ka vullnet politik për të hequr dorë prej kontrollit dhe për forcim të mbikëqyrjes së pavarur”, është thënë në raport.

Ndërkaq në dallim nga viti i kaluar kësaj here kryeministrin e ka mbuluar një “heshtje varri” për gjetjet që i ka prezantuar sot raporti i Transparency International. /TV Arbëria

 

 

 

Themes by WordPress