Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Koci proteston sot para Kuvendit: Do të kem mbështetje të fuqishme nga aleatët e veçantë

Koci proteston sot para Kuvendit: Do të kem mbështetje të fuqishme nga aleatët e veçantë

Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar protestën e sotme para Kuvendit të Kosovës.

Koci ka thënë se kësaj radhe do të ketë mbështetje të fuqishme aga aleatët ndërkombëtarë..

Derisa theksoi se do të ketë edhe media vendore dhe ndërkombëtare.

 

Reagimi i plotë:

Sot protestoj. Para Kuvendit.

Do ta kam edhe një mbështetje të fuqishme… nga aleatët e veçantë.

Do të ketë edhe media vendore dhe ndërkombëtare.

Shteti është në bllokadë. Populli – në pritje. Milionat po humben.

Askush nuk lëviz, askush nuk jep përgjegjësi.

Protesta ime është simbolike, e qetë dhe paqësore – por mesazhi është real: Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur.