Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Koci: Nuk pres që më 8 gusht të ketë zgjidhje, Gjykata do t’u japë partive kohë

Koci: Nuk pres që më 8 gusht të ketë zgjidhje, Gjykata do t’u japë partive kohë

Avokati Arianit Koci thotë se nuk pret që më 8 gusht të ketë zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese, për ngërçin në Kuvend.

Sipas tij, partitë nuk duan zgjidhje por kohë.

“Dhe Gjykata ua jep.”, ka shkruar Koci në Facebook.

Sipas tij kjo  Gjykatë nuk ka as kapacitetin, as vullnetin e as guximin për ta zgjidhur këtë problem. Ka paralajmëruar se protesta e tij do të vazhdojë.

“Prandaj, protesta ime, si duket, do të vazhdojë. Shteti po rrënohet para syve tanë – dhe kush hesht, bëhet pjesë e këtij rrënimi”, ka shkruar ai.