Avokati Arianit Koci, ka komentuar qëndrimin e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, i cili është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë edhe me VV-në për krijimin e institucioneve të reja.
Ai thekson se tani Limaj po e luan lojën sipas rregullave të cilat vet i kemi pranuar.
Koci ka thënë se gënjeshtrat dhe tradhëtitë politike janë bërë standard në Kosovë.
Tutje ai thotë se pushteti nuk fitohet me punë të ndershme e premtimet të mbajtura por me prapaskena dhe kalkulime që zgjasin deri në mbledhjen e radhës.
Po ironizohet me Fatmirin për lakminë ndaj pushtetit dhe mungesën e sinqeritetit.
Po mirë, çka dreqin po bën ai që nuk e kanë bërë të tjerët?
Rrena, mashtrimi, shmangia nga premtimet dhe tradhtitë politike janë bërë standard.
Për një moment po duket sikur dikush e ka shpikur ndershmërinë në politikën kosovare dhe veç Fatmiri po e shkel.
Pushteti nuk fitohet me punë të ndershme e premtime të mbajtura, por me prapaskena, kalkulime dhe lojalitet që zgjat deri në mbledhjen e radhës. Dhe e di çka është më e keqja, ne votuesit jo vetëm që e kemi lejuar këtë, por shpesh kemi brohoritur për ta.
Pra mos u habisni me Fatmirin, thjesht ai po luan lojën sipas rregullave që vetë i kemi pranuar.