Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Koci: Kurti protestoi për ish deputetin e VV’së që u ndalua nga policia serbe, e tash asnjë fjalë për ish policin e NJSO

Koci: Kurti protestoi për ish deputetin e VV’së që u ndalua nga policia serbe, e tash asnjë fjalë për ish policin e NJSO

Avokati Arianit Koci ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për mosreagim nga ana e tij për ish policin e Njësisë Speciale i cili po mbahet në paraburgim nga shteti serb.

Koci në reagimin e tij, tha se ky është një gabim nga ana e Kurtit.

 

 

Reagimi i plotë:

Gabim. Shumë gabim.

Kryeministri Kurti protestoi publikisht kur u ndalua një ish-deputet i Vetëvendosjes nga ana e policisë serbe.

E tash – kur u paraburgos një ish-polic i njësisë speciale, djali i një polici që ende i shërben shtetit – ende asnjë fjalë.

Përsëris: Arbnor Spahiu, s’ka qenë fare polic kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë, ku u vra heroi Afrim Bunjaku – e për çka dyshohet nga ana e autoriteteve serbe.

Të gjitha provat i kam dërgu në gjykatë.

Në anën tjetër, edhe po të kishte qenë?

Pas sulmit terrorist në Banjskë, secili polic që ka marrë pjesë në neutralizimin e sulmit, e ka mbrojtë rendin juridik dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

E më shumë se kaq – e ka mbrojtë jetën e qytetarëve. Shqiptarëve dhe serbëve.

Arbnori mbahet në paraburgim në Serbi, vetëm pse është shqiptar.

Asnjë provë. Asnjë fakt. Vetëm padrejtësi.

Serbia po mundet.

Sepse Kosova po hesht. Ose po zgjedh me folë selektivisht.

Sidoqoftë, nuk e le asnjë qytetar të Kosovës vetem. Sado që është rrezik.

E kryej edhe punën që do të duhej ta kryente shteti i Kosovës.