Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Koalicioni për Familje dënohet edhe me 7.500 euro për shkak të ankesave të organizatave “CEL” dhe “Dylberizëm”

Koalicioni për Familje dënohet edhe me 7.500 euro për shkak të ankesave të organizatave “CEL” dhe “Dylberizëm”

Koalicioni për familje është dënuar me 7 mijë e 500 euro, për gjuhën e përdorur ndaj komunitetit LGBTQ+, që sipas PZAP-së është urrejtëse ndaj një komuniteti të caktuar dhe ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe përçmimin e këtij komuniteti.

Shkak ishte një deklaratë publike e Eman Rrahmanit, udhëheqësit të listës për deputetë të këtij koalicioni.

Dy organizata të shoqërisë civile, CEL Kosova dhe Dylberizëm, u ankuan për gjuhën e Rrahmanit.

“Me datë 28.01.2025 PZAP ka pranuar një ankesë nga Organizata Joqeveritare CEL Kosova dhe Dylberizëm me seli në Prishtinë, bazuar në argumentet e paraqitura, duke kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) që sipas parashtruesit të ankesës kjo ankesë synon të mbrojë të drejtat e barabarta të qytetarëve të Kosovës dhe të promovo një mjedis zgjedhor të lirë nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes. Veprimet e Koalicionit për Familja janë një precedent i rrezikshëm që kërkon reagim të menjëhershëm dhe të vendosur nga institucionet përkatëse.”, thuhet në arsyetimin e vendimit të PZAP.

Më tej thuhet në ankesë se kandidati Eman Rrahmani , nga radhët e subjektit politik Koalicioni për Familjen, deklaratën publike e ka bërë më datë 27 janar 2025, gjatë hapjes së fushatës zgjedhore, të cilën e ka postuar në rrjetin social Facebook, duke theksuar se “Po thonë që nuk bon me ju thanë turp atyre që cenojnë familjen. Turp e marre, secilit, organizatë jo qeveritare që financon në degjenerimin e fëmijëve. Turp edhe marre secilës komunë e secilit kryetar komune që I financon këto organizata, me e prish familjen.”