Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, Fejza e VV-së “balancon” gjithçka: Mirëseerdhe Arbnor Hamiti – mbajti disa funksione në LDK

Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, Fejza e VV-së “balancon” gjithçka: Mirëseerdhe Arbnor Hamiti – mbajti disa funksione në LDK

Pasi Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike zyrtarizuan koalicionin e tyre në Mitrovicë të Jugut për balotazh, Lëvizja Vetëvendosje nuk deshi të mbetej spektatore në këto zhvillime – ndaj vendosi të “balancojë” lajmin me një aderim simbolik: një ish-anëtar i LDK-së që tashmë kalon në Vetëvendosje.

Lajmin e komunikoi anëtarja e VV-së, Arjeta Fejza:

“Mirëseerdhe Arbnor Hamiti!

Arbnori është i lindur dhe i rritur në Mitrovicë, jurist i diplomuar dhe afarist i suksesshëm.

Për dhjetë vite ai është angazhuar në LDK, duke mbajtur disa funksione, por, ka vendosur t’i bashkohet Lëvizjes për ta vazhduar angazhimin e tij politik në interes të vendit tonë.

Djem si Arbnori janë shembuj që duhen ndjekur. I dëshirojmë mirëseardhje në Lëvizje dhe rrugëtim të mbarë bashkë me ne.”