Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Koalicioni LDK-PDK, Ibishi: Ja pamë sherrin, e dimë çka ndodhi me LDK’në pastaj

Koalicioni LDK-PDK, Ibishi: Ja pamë sherrin, e dimë çka ndodhi me LDK’në pastaj

Nuredin Ibishi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke komentuar mbi deklaratat e liderëve politik ka thënë se nuk ka racionalitet në ato deklarata, për shkak se sipas tij, janë shumë përçarëse dhe jo ofruese.

Por që sipas Ibishit, pavarësisht kësaj në politikë asnjëherë nuk duhet thënë jo, dukë iu referuar mundësisë së koalicioneve mes partive politike.

“Nuk ka racionalitet nëse bazohemi në deklaratat e liderëve apo bartësve të listave ngase ato po janë shumë përçarëse, shumë jo ofruese në kuptim të asaj por kam thënë në politikë nuk duhet thënë asnjëherë jo. Po më kritikojnë pse po themashtu, por realiteti është e dini fort mirë atëherë LDK-ja s’ka shansë të bëhet me PDK-në edhe PDK-së ja pamë sherrin më së shumti se e dimë çka ndodhi me LDK-në pastaj. Janë realisht disa momente të vështira, por duhet me qenë shumë racional dhe shumë i hapur dhe me pa interesin edhe të partisë por njëkohësisht para se gjithash edhe mbi të gjitha interesin nacional”, tha Ibishi në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën.

Teksa tha se “këtu ne ende nuk tregojmë pjekuri, fatkeqësisht “./TV Arbëria./