Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Koalicionet AAK-VV në komuna: Analisti: Paradoks politik tipik, nga armiq të betuar në partnerë – koalicione të interesit, jo të besimit

Koalicionet AAK-VV në komuna: Analisti: Paradoks politik tipik, nga armiq të betuar në partnerë – koalicione të interesit, jo të besimit

Mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë bërë disa koalicione në nivelin lokal.

Në komunat në të cilat ka balotazh në Fushë Kosovë, Junik, Prizren dhe Pejë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bashkuar forcat përmes krijimit të koalicionit.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik Shemsi Jashari koalicionin VV-AAK e ka quajtur paradoks politik, pasi që për vite këto dy parti kanë pasur akuza mes vete.

“Bashkëpunimi mes AAK-së dhe VV-së në nivel lokal është një paradoks politik tipik, nga armiq të betuar në partnerë institucionalë. Për vite me radhë, këto dy parti kanë shkëmbyer akuza të ashpra, ndërsa sot gjenden në të njëjtën tryezë për ndarjen e pushtetit në disa komuna”, thotë Shemsi Jashari.

Sipas analistit, koalicionet e tilla janë bashkëpunime të interesit për kalkulime për ndikim lokal.

“Këto marrëveshje nuk janë afrim ideologjik, por bashkëpunim i interesit i diktuar nga kalkulimet për ndikim lokal, poste drejtorësh, tenderë dhe kontroll të kuvendeve komunale. Në plan afatshkurtër, mund të funksionojë teknikisht, sepse u shërben të dyjave për stabilitet institucional. Por në plan afatgjatë, nëse këto koalicione nuk prodhojnë rezultate të prekshme për qytetarët, ato do të perceptohen si marrëveshje për pushtet dhe jo për shërbim publik. Kjo do ta dëmtojë besueshmërinë e të dyja partive në zgjedhjet e ardhshme”

Jashari: Moskonstituimi i Kuvendit, një dështim i planifikuar i Lëvizjes  Vetëvendosje - Informim

“Në thelb, janë koalicione të interesit, jo të besimit. Dhe si shumica e marrëveshjeve të tilla në politikën lokale kosovare, funksionojnë vetëm sa zgjat ndarja e përfitimeve, pastaj rrëzohen dhe fillojnë akuzat me të parin konflikt interesash”, thekson tutje analisti. /TV Arbëria