Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se ai do ta mbështes programin e kandidatit të PDK-së për kryeministër, Bedri Hamzën për Qeverinë e re.
Duke komentuar mundësinë e koalicioneve me LDK-në apo edhe me VV-në Tahiri u shpreh se PDK-ja nuk ka ”vija të kuqe asnjëherë”.
Duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës, Tahiri tha se nuk mund të organizohen pa bashkëpunim me LVV-në.
Ai tutje u shpreh i bindur se Kryeminsitri, Albin Kurti është i vetëdijshëm se nuk do jetë më kryeministër.
”Kurti po hap rrugë, Kurti e ka shumë të qartë se nuk do jetë kryeministër i ardhshëm”, tha Tahiri.