Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Knaus: Së pari propozimi nga komunat serbe, pastaj vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese

Knaus: Së pari propozimi nga komunat serbe, pastaj vlerësimi nga Gjykata Kushtetuese

Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në këmbim të përkrahjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lidhur me këtë çështje, në mënyrë aktive është marrë Gerald Knaus nga “ESI”, shkruan Gazeta Express.

Në një diskutim në “X”, Knaus ka thënë se Drafti i propozuar në majin e vitit 2023 nga Ekipi Menaxhues që drejtohej nga Danijela Vujicic do të gjendej që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, bazuar në gjykimin e vitit 2015, prandaj sipas tij, dërgimi i këtij drafti në Kushtetuese do të ishte humbje kohe.

Ai tutje ka thënë se ajo çfarë duhet urgjentisht, është një propozim ndryshe që vjen nga komunat me shumicë serbe.

Ata e kanë të drejtën kushtetuese për një gjë të tillë”, ka shkruar Knaus më 30 prill, raporton Express.

Pastaj Knaus thotë se secili propozim mund të vlerësohet nga Gjykata Kushtetuese- edhe pse Gjykata kushtetuese ndoshta mund ta hedh poshtë poshtë si të papranueshëm.

Por le të vendos Gjykata” shkruan ai në X.

Knaus tutje ka thënë se bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës nuk sjell përfitime për minoritetet.

Ndërkohë sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën ka njoftuar se është takuar me nënkryetarët e tri komunave veriore, me të cilët ka diskutuar për nevojat rreth shërbimeve komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.

Takim pune me nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Ađančić, nënkryetaren e Komunës së Zveçanit, Nataša Tomanić dhe nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojević. Kësaj radhe bashkë me ministrat Nenad Rašić dhe Elbert Krasniqi. Pas takimeve në Berlin, konsiderova që një hap i duhur është të diskutoj me përfaqësues serb të komunave veriore. I konsultova mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave”, shkroi Kurti.

/TV Arbëria

Powered by WordPress