Blog Post

Arbëria TV > Lajme > KMShK iu drejtohet mediave për kujdes në raportim

KMShK iu drejtohet mediave për kujdes në raportim

Këshilli i Mediave të Shkruara (KMShK) iu ka bërë thirrje mediave që të respektojnë kodin e etikës gjatë raportimit për situatën në veri të vendit.

KMShK ua sjell ndërmend mediave që të kenë kujdes në raportimin në situata të krizës, situata të ndjeshme, privatësinë dhe mbrojtjen e burimeve.

Po ashtu, KMShK iu bën thirrje mediave dhe gazetarëve që të mos zbulojnë indentitetin e personave që mund të jenë pjesë e forcave të policisë dhe të mos i publikojnë fotografitë e tyre.

KMShK e kupton qëllimin e mediave dhe gazetarëve për të raportuar sa më në detaje për situatën, por në të tilla raste shkilet privatësia dhe etika në raportim të drejtë dhe korrekt, thuhet në komunikatë.

/TV Arbëria