Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KMDLNJ dënon kërcënimin me jetë ndaj Osmanit, kërkon nga policia të veprojë me urgjencë

KMDLNJ dënon kërcënimin me jetë ndaj Osmanit, kërkon nga policia të veprojë me urgjencë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka dënuar ashpër kërcënimin me jetë ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

“Përmbajtja e teksti të kërcënimit ndonëse me një paqartësi, në fakt nuk ndërlidhet me detyrimet kushtetuese që i ka presidentja. Kohët e fundit shkaku i një eskalimi të raporteve ndërpartiake, është sforcuar kërcënimi, si mjet për arritjen e qëllimeve politike. Përveç politikanëve dhe figurave publike, cak i vazhdueshëm i sulmeve dhe kërcënimeve janë gazetarët ndërkaq që dënimet për këtë janë thuaja simbolike. KMDLNJ-ja e dënon kërcënimin ndaj presidentes Osmani dhe kërkon nga policia që ta trajtojë këtë dhe rastet e ngjashme me urgjencë në mënyrë që të parandalojnë pasoja më të rënda. Policia e Kosovës ka kapacitet të mjaftueshëm profesional dhe përvojë të suksesshme në trajtimin e këtyre rasteve andaj pritet që kërcënuesi të arrestohet shpejt dhe të japë përgjegjësi para ligjit”, thuhet në reagim.